Në përputhje me përkushtimin strategjik dhe udhëzimet për funksionimin e Komitetit Ndërshtetëror për Menaxhimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit, sot, ne datë 27. 11. 2020, u organizua Takimi online me iniciativë të përbashkët të Komitetit Ndërshtetëror për Liqenin e Ohrit dhe Projektit DRIN të Organizates GEF (Fondi Global i Mjedisit), implementuar prej UNDP-së (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) dhe implementuar prej GWP (Parneritetit Global i Ujit) përmes PGU-Mesdhetar (GWP-MED) në bashkepunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve te Bashkuara për Evropën (UNECE).
Agjenda e Takimit përmbante
-Prezantimin e Draftit të Planit të Menaxhimit të Basenit të Liqenit të Ohrit, aktivitet i Projektit DRIN të Organizatës GEF (Fondi Global i Mjedisit)
-Diskutimin e një programi masash dhe prioritizimi i masave, të cilat përbëjnë interes më të madh për Komitetin Ndërshtetëror të Menaxhimit të Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit.
Në fjalën e Tij, Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli theksoi disa prej masave ndërmarrë nga ana e Bashkisë Pogradec në kuadër të Rekomandimeve UNESCO, të tilla si:
1. Investimi në fshatin Gurras lidhur me sistemimin e ujërave të zeza.
2. Ndërtimi i Pritave në lumenjtë kryesorë të qytetit për parandalimin e derdhjeve të mbetjeve inerte.
3. Vendosjen e Rrjetave në grykëderdhjet e 7 lumenjve për parandalimin e derdhjes së mbetjeve urbane në Liqen.
4. Një tjetër Projekt, i cili do të zbatohet në vijim, është Projekti për sistemimin e ujërave të zeza në fshatrat e Njësive Administrative Buçimas dhe Hudënisht.