Në kuadër të programit ROMACTED, lehtësuesit për Bashkinë Pogradec organizuan takim me përfaqësuesit e Institucioneve Vendore që mbulojnë fushat e Mbrojtjes Sociale, Arsimin dhe Regjistrimin Civil. Në këtë takim u diskutua mbi :
- Mbledhja e të dhënave për përfituesit e familjeve të ndihmës ekonomike
- Rastet e menaxhuara nga grupi institucional (dhuna në familje, trafikim, fëmijë në situatë rrugë, fëmijë me aftësi të kufizuar dhe braktisje e shkollës)
- Statistikat e fëmijëve romë dhe egjiptianë 3 – 5 vjeç dhe rastet e anëtarëve romë që nuk janë të pajisur me karte Identiteti