Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike u organizua një takim i përbashkët mes Komisariatit të Pogradecit, Bashkisë, Inspektorëve të Pyjeve, Zonave të Mbrojtura, Oshee, Administratorëve dhe Koordiantorëve të qytetit etj. Në takim u prezantua nga Shefi për hetimin e Krimeve Z. Eduard Allushi plani i masave të Policisë së Shtetit për parandalimin e këtij fenomeni. Z. Allushi tha se dhënia në kohë e informacionit dhe bashkëpunimi me policinë do të vijojë ta mbajë Pogradecin në hartën e qyteteve jo problematikë në kultivimin e lëndëve narkotike. Takime të tilla do të shtrihen në çdo njësi e fshat edhe me aktorë të tjerë lokalë për të mundësuar një zbatim sa më efikas të masave parandaluese.