U zhvillua më dt 03.06.2021 takimi i parë i Komisionit të Censit në nivel Bashkie. Bazuar në ligjin 140/2020 “Për Censin e popullsisë dhe të banesave” INSTAT ka nisur punën përgatitore për zbatimin në terren të Censit.
Komisioni, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Pogradec z.Ilir Xhakolli , zhvilloi mbledhjen e parë, ku u prezantua rregullorja për funksionimin e procesit të Censit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë që institucionet vendore, të përfaqësuara në Komision, kanë në mbështetje të procesit, i cili udhëhiqet dhe realizohet nga INSTAT.
Censi i Popullsisë dhe Banesave parashikohet të zhvillohet në muajin Tetor 2022, ndërkohë që gjatë kësaj kohe parashikohen një sërë aktivitetesh përgatitore të cilat kërkojnë edhe mbështetjen e bashkisë, për të siguruar cilësinë e të dhënave të prodhuara.
Bashkia e Pogradecit, në bashkëpunim me INSTAT-in do të mbajë gjithnjë të përditësuar qytetarët lidhur me këtë aktivitet të rëndësishëm për jetën Sociale, Ekonomike dhe Demografike të këtij qyteti.