Forcave të MZSH Pogradec i është shtuar sot automjet i ri zjarrfikës. Në ceremoninë e dhurimit znj. Monica Merino përfaqësuesja e UNDP Shqipëri i dorëzoi Kryetarit z. Ilir Xhakolli mjetin e ri me të gjitha parametrat.
Ky dhurim për bashkitë Pogradec, Fier e Lezhë është në kuadër të programit "Forcimi i kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë", të financuar nga Qeveria e Polonisë, zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)
Ndërkohë që nga i njëjti program është financuar edhe ndërtimi e ambjeteve të reja të MZSH Pogradec, puna për të cilat nis së shpejti pranë unazës së qytetit.
@undpalbania @ministria_brendshme #MzshPogradec