✅️Lajm shumë i mirë edhe për rrugën Slabinjë-Bishnicë
Në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare "Rrugët e Bardha" është miratuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkesa e Bashkisë Pogradec për investim në aksin Slabinjë-Qafa e Losnikut-Bishnicë.
Ndërhyrja do të konsistojë në "Përmirësimin e strukturave mbrotjëse dhe veprave të artit" në këtë aks rrugor. Me ndërtimin e tyre (kanaleve anësorë dhe urave) dhe me ndëryrjen përforcuese në gjithë gjatësinë prej 13 Km, zgjidhet një hall i madh i infarstrukturës rrugore për këto fshatra dhe qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë presim që shumë shpejt zbardhet edhe vendimi i gjykatës për aksin nga Ura e Zëmçës-Proptisht-Slabinjë dhe fillon menjëherë puna pasi kompania fituese është shpallur. I gjithë aksi rrugor(19 km) do të jetë një kantier pune, duke hapur një faqe të re për fshatrat e dy njësive dhe zhvillimit të agroturizmit në Slabinjë, Velçan, Buzaishtë e Bishnicë, pasi lidhen direkt me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
#bashkianëpunë