
Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në Gështenjas të Pogradecit do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore për 200 nxënës dhe mësues falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Pogradecit.
Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore.