Bashkia Pogradec nëpërmjet Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Infrastrukturës e Punëve Publike vijon punën në çdo hapsirë apo rrugicë të qytetit për të bërë të mundur shtrimin e tyre me pllaka betoni. Pjesë nga punimet e kryera në:
●Rruga mbrapa Hotel Perla përgjatë lumit.
●Rrugicë dhe shesh në lagjen "Kala"
●Pallati i Sami Radiçit përballë "1 Maji"
●Sheshi pas pallatit të kulturës e cila i shërben banorëve dhe institucionit.
Puna vazhdon paralelisht edhe në zona të tjera për të mundësuar një infrastrukturë publike më të mirë. Këto janë punime që kryhen me puntorët e bashkisë Pogradec.