
Punimet për asfaltimin e rrugëve të brendshme në fshatin Buçimas po shkojnë me ritëm të shpejtë, një projekt i bashkëfinancuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Gjatë inspektimit të zhvilluar nga autoritetet lokale, u theksua se pjesa më e madhe e rrugëve tashmë ka përfunduar, duke ofruar akses dhe kushte më të mira për banorët e zonës, të cilët prej vitesh kishin mungesë të shërbimeve të tilla. Ky projekt, i cili do të zgjerohet edhe për fshatrat e tjerë të njësisë, ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës për të gjithë banorët e Pogradecit.
"
Investimet në infrastrukturë vijojnë me ritëm!
Inspektova nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve të brendshme në fshatin Buçimas, një projekt i bashkëfinancuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Pjesa më e madhe e rrugëve tashmë ka përfunduar, duke i dhënë banorëve akses dhe shërbime më të mira, të munguara prej vitesh.
Projekti është riaplikuar edhe për disa rrugica të mbetura, ndërsa shumë shpejt do të vijojmë me fshatrat e tjerë të njësisë: Vërdovë, Rëmenj, Unaza Rrëmenj–Gështenjas, Guras, Çerravë dhe Udënisht.
Ky investim pason ndërhyrjet e bëra më herët për asfaltimin e rrugëve kryesore, të dëmtuara pas investimeve në kanalizimet e ujërave të përdorura.
Punojmë çdo ditë për një Pogradec më të mirë!