Proptisht
Rrodokali i Sipërm dhe i Poshtëm tashmë kanë hapur një tjetër faqe. Po shkojnë drejt përfundimit investimet në infrastrukturë rrugore të brendshme, sheshe dhe rrugica, rrjet të ri furnizimi me ujë të pijshëm, ndriçim të ri rrugor dhe sistemim të ujrave të shiut. Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli inspektoi nga afër punimet të cilat jovetëm që priteshin prej vitesh nga banorët por ishin mëse të merituara.
Një tjetër zotim i mbajtur.
Ndërsa në Velçan e Proptisht punimet për ujësellsat janë në fazat përfundimtare, nisim për shumë pak kohë investimin për lotin e parë Proptisht-Slabinjë(në fazë përzgjedhje të kompanisë fituese) dhe më pas në fazën e dytë drejt Bishnicës.