Kryetari i Bashkisë Pogradec ka ndjekur nga afër proçesin e punimeve që po realizohen nga Bashkia Pogradec në lagjen "Gurore". Në këtë lagje falë këtij investimi nga fondet e buxhetit të Bashkisë, por kryhet një ndërhyrje rrënjësore për rehabilitimin e plotë të kësaj lagje. Punimet që po kryhen janë:
-Sistemim i kanalizimeve të ujrave të zeza.
-Sistemim të urjave të bardha dhe të shiut.
-Zgjerim dhe shtrim i të gjithë rrjetit rrugor.
-Implementimi i ndriçimit publik Led.
-Elementë urbanë dhe dekorativë etj.
Investimi në këtë lagje ka qenë mjaft i kërkuar nga banorët e saj, një lagje e cila është krijuar kryesisht pas viteve 90' si pasojë e lëvizjes së popullsisë. Ky investim do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problematikat e shumta me të cilat janë përballur banorët e kësaj zone si pasojë e mungesës së investimeve. Bashkia Pogradec e parashikoi këtë investim në buxhetin e 2020, por ky investim u shty në kohë për shkak të situatës së pandemisë Covid19.
Bashkia Pogradec është në proçes edhe të disa investimeve të tjera brenda këtij viti kryesisht në infrastrukturë.