
Tushemishti i "Teto Ollgës" aq i dashur dhe më shumë se kurrë i frekuentuar nga vizitorët e turistët tashmë do të ketë shëtitore të re. Nga Driloni deri në Doganën e Tushemishtit ka nisur
zbatimi i projektit të ri i cili transformon dhe i jep frymëmarrje zonës.
Shëtitore,
korsi biçikletash, ndriçim të ri rrugor dhe shumë elementë të tjerë urbanë. Krijojmë aksesin e duhur për këmbësorët dhe biçiklistët në këtë shëtitore aq shumë të frekuentuar mbrëmjeve të çdo stine.
1.2 km shëtitore me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm turistik hotelier dhe familjar.
Së shpejti me projektin tjetër që do të nisë nga Vilat deri në Drilon përmbyllim një prej investimeve më serioze në bregun e liqenit, duke ndërtuar shëtitoren dhe korsinë e biçikletave nga më të mëdhatë në rajon.