Kemi nisur hedhjen e shtresave asfaltike në rrugën e lumit ndërsa vijon puna për përfundimin e trotuarëve, vendosjen e barrierave anësore dhe sigurisht rehabilitimit të shtratit të lumit në të dyja krahët e tij. Shumë shpejt kjo zonë do ketë një pamje bashkëkohore, me ndriçim dhe standarde, jovetëm kemi përmirësuar infrastrukturën por paralelisht rritet edhe vlera e pronës së banorëve.
Ne kete projekt eshte duke u punuar per shtratin e lumit te staroves, skarpatat anesore, ndertimin e rruges pergjate tij me 2 trotuare ne krah dhe asfaltimin e saj, gjithashtu eshte mundesuar edhe ndricimi publik pergjate nates i cili mungonte. Gjitashtu pergjate gjithe segmetit po vendosen mbrojtjet anesore per kalimtaret. Investimi jovetem qe shmang problemet me lumin gjate shirave por zgjidh njehere e pergjithmone problematiken infrastrukturore per banoret dhe automjetet. Tashme edhe vizitoret e turistet kane nje rruge me te shkurter per te shkuar drejt liqenit, Drilonit dhe Tushemishtit.