
Dardhas/ Rruga e njohur ndryshe si e "Frahollëve" tashmë nuk do të jetë më një problem pë banorët që jetojnë përgjatë saj në fshatin Beragozhd. Me projekt të Bashkisë Pogradec dhe financim nga Këshilli i Qarkut Korçë, kjo rrugë për pak kohë do jetë e asfaltuar dhe me të gjitha kanalizimet përkatëse. Bashkëngjitim më pas e projektim e ndriçimit LED që nid në fillimvit dhe që do të shtrihet në 73 fshatrat e bashkisë. Kryetarja e Këshillit të Qarkut znj. Ana Verushi tha se ky është vetëm projekti i parë i cili do të pasojë shumë të tjerë në njësitë e Pogradecit, që nga ujësjellsat deri tek rruga e Bratomirës. Projekte që do të marrin jetë dhe financim vitin e ardhshëm.