Rruga Gani Homçani, vijon zbatimi i projektit për rikualifikimin urban të zonës. Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli kreu një inspektim ku pa nga afër zbatimin e punës. Punimet që po kryhen:
-Veshja me sistem kapot dhe suvatime
-Rikonstruksion i çative të pallateve dhe banesave kolektive
-Shtrimi i shesheve dhe rrugicave
-Ndriçim i ri LED
-Sistemim i ujrave të shiut etj.
Puna vijon me ritmet e duhura dhe shumë shpejt kjo lagje do të marrë pamjen e merituar prej vitesh. Jemi në punë e sipër për të vijuar projektin edhe në ato pjesë ku zbatimi aktual nuk prek. Investimi krahas transformimit rrit ndjeshëm vlerën e pronës dhe krijon një ambient bashkëkohor.
#BashkiaNëPunë