
E kryer Asfaltimi Proptisht-Slabinjë
Ka nisur faza e parë e asfaltimit të rrugës Proptisht-Slabinjë. Një aks rrugor i rëndësishëm për lidhjen e dy njësive dhe fshatrave te Velçanit-Proptishtit me aksin nacional Qukes-Qafe Plloce. Paralelisht do vijojë puna për rehabilitimin e qendrës së Proptishtit me trotuare, shesh dhe ndriçim publik e njejta nderhyrje do te realizohet edhe ne brendesi te fshatit Slabinje. Investimi realizohet nga buxheti i Bashkise Pogradec nje investim qe Mokra e meriton!