Lajmi më i mirë dhe i shumëpritur për Mokrën, nisin punimet në rrugën Ura e Zëmçës-Proptisht-Slabinjë dhe rruga e bardhë Slabinjë-Bishnicë. Një rrugë që komuniteti e meriton plotësisht dhe që do të hapë një faqe të re për fshatrat e Mokrës.Shumë të lumtur që me punën e palodhur të Kryetarit z. Ilir Xhakolli, më në fund kjo rrugë është tashmë një zotim i mbajtur! Egjithe rruga nga Proptishti deri ne dalje te Slabinjes ka nje gjatesi prej 6.5 km dhe pjesa tjeter qe te shkon per ne Bishnice eshte e financuar nga qeveria shqiptare me projektin "Rruge te Bardha" me kete projekt behet zgjerimi i trasese, ndertimi i veprave te artit, kanalit anesor etj dhe shtrimi me cakull te forte duke arritur nje infrastrukture te duhur per levizjen e mjeteve.