
Kjo është pamja në realitet e Sheshit Odeon, tashmë një amfiteatër. Një nga investimet më të mira të Bashkisë Pogradec, pas sheshit të trëndadilave. Odeoni i ri ka një kapacitet prej 1200 vendesh, ka elementë mjaft të veçantë urbanë si edhe kolonat sipas stilit Ilir në Pelionin e lashtë. Do jetë "shtëpia" e re e aktiviteteve artistike e kulturore, ndërsa në dimër sheshi qëndror do të funksionojë si pistë patinazhi. Me këtë investim Pogradeci ka një qendër dinjitoze dhe dhe të denjë për vizitorët vendas dhe të huaj.