
Guras/ Pas përfundimit të fazës së parë për kanalizimet e ujrave të zeza ka nisur tashmë edhe asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit. Do vazhdojmë me mbushjen e rrugicave të brendshme dhe së shpejti me fazën e dytë të pjesës së mbetur të fshatit për kanalizimet. Projekti më pas do të shtrihet në të gjithë fshatrat e njësisë Buçimas.