![](https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/njoftimet/foto/231220200936-131909250-3693130424082123-535931873553368100-o.jpg)
Përfundon ura në Çerravë
Tashmë banorët e dy lagjeve në fshatin Çerravë nuk do të kenë më probleme për lëvizjen në dy krahët e lumit. Ura e re e përfunduar tashmë, i shërben jovetëm këmbësorëve por edhe automjeteve. Falenderim i veçantë shkon edhe për Benaks-94 për gjithë kontributin e dhënë. Ndërkohë që tashmë ka nisur edhe pastrimi i lumit nga mbetjet e hedhura në të. Apel për çdo banor, ndalni hedhjen e mbetjeve urbane, organike apo edhe inerte në lumë, ndotet uji, mjedisi dhe Liqeni. Pasojat janë tek të gjithë ne!