Tushemisht
Vijon me intesitet puna për rikualifikimin urban të godinave në fshatin e bukur të "Teto Ollgës" ndërhyrjet bëhen në fasada dhe çatitë e objekteve duke u dhënë një pamje të re dhe uniforme. Këto ndërhyrje janë duke u realizuar në kuadër të projektit të investimit në Parkun Ujor Drilon-Tushemisht. Shumë shpejt Tushemishti do jetë një fshat model i turizmit, falë këtyre ndërhyrjeve por edhe mikrpritjes që e karakterizon. Ky fshat është gjithashtu një model shumë i mirë se si banorët kanë zhvilluar turizmin familjar aty. Investimi eshte me financim nga AADF dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ne kuader te projektit në Parkun Ujor Drilon-Tushemisht.