
Buçimas
Përfundoi shtrimi me pllaka betoni i rrugës "Zenel Bejko" në Starovë. Tashmë banorët e kësaj lagje do të kenë aksesin e duhur drejt rrugës kryesore. Krahas shtrimit iu dha zgjidhje ujrave të shiut dhe po vijon pajisja me shtylla ndriçimi. Ky investim jetik dhe mjaft i kerkuar nga banoret e kesaj rruge eshte kryer nga Drejtoria e Mirmbajtjes se Infrastruktures dhe Puneve Publike prane Bashkise Pogradec. Krahas rruges kryesore dhe ndricimit eshte punuar edhe ne shtrimin e disa rrugicave te brenshme te cilat i sherbejne banoreve qe jetojne pergjate tyre.