
Pas përfundimit të ndërhyrjes në strukturën e godinave (fasadë, çati dhe sistem kapot) dhe sistemimi i ujrave të shiut në bllokun e banimit "Gani Homçani" ka nisur hedhja e shtresës së parë asfaltike. Në vazhdim do punohet me shtrimin e shesheve dhe rrugëve të brendshme (të mbetura) me pllaka betoni. Për pak kohë kjo lagje do të jetë transformuar tërësisht, investim mjaft i kërkuar dhe i merituar për banorë të kësaj zone.