Në rrugën e Drilonit tashmë ka nisur puna për lotin e 2-të të këtij aksi kaq të rëndësishëm. Qeveria Shqiptare nëpërmjet FSHZH pas investimit të lotit të parë ka financuar pjesën tjetër( loti 2) të rrugës lidhëse deri në Doganën e Tushemishtit. Ky investim rrugor kalon pranë fshatit Guras (pranë Burimave) më pas mbi kodër, për të përfunduar në doganë. Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli i shoqëruar edhe nga N/prefekti Luan Maxhari dhe Administratori Alfons Olldashi, kanë inspektuar nga afër punimet e cila përmirëson tërësisht infrastrukturën rrugore duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë edhe për fshatin Guras, i cili bashkë me përfshirjen në investimin tjetër gjithashtu, atë të Parkut Ujor Drilon, do të ketë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit familjar. Rruga krahas lidhjes me doganën ka edhe dy dalje në drejtim të Tushemishtit.