Në kuadër të Programit të Bashkepunimit Territrorrial IPA III Maqedoni e Veriut-Shqiperi, të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II), eshte hapur thirrja e 3-të për propozime në përputhje me objektivat e specifikuara në dokumentin e programit.
IPA II mbështet bashkëpunimin ndërkufitar me qëllim promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nxitjen e integrimit në Bashkimin Evropian dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik.Qëllimi global i kësaj thirrje është të stimulojë një zhvillim socio-ekonomik të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në zonën ndërkufitare, ku përparësi kanë keto prioritete:
Prioriteti 1: Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore.
Prioriteti 2: Rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve.
Prioriteti 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutjes së ndryshimit të klimës, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve.
Dokumenti i plotë i thirrjes gjendet në linkun:
Ndërsa udhëzimet që përcaktojnë rregullat për paraqitjen, përzgjedhjen dhe zbatimin e veprimeve të financuara nga kjo thirrje,gjenden ne linkun:
http: //ec.europa .eu / europeaid / prag / document.do? locale = en)
Dokumenti | Shkarko |
Dokumet Aplikimi Be |