Në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Miturve kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual, Bashkia Pogradec ka kthyer sërish vëmendjen tek fëmijët.
Në kuadër të kalendarit evropian, kjo ditë i kushtohet mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të të miturve në luftën kundër abuzimit dhe shfrytëzimit të tyre seksual.
Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në bashkëpunim me Sektorin e Përfshirjes Sociale, Barazisë Gjinore dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Drejtorinë e Shërbimit Social, organizuan një aktivitet me qëllim njohjen dhe sensibilizimin e të miturve për rrezikshmërinë në rritje të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual në moshë jo madhore. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq një video senzibilizuese e realizuar nga të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Ata u njohën me Konventën Lanzarote të Komisionit Evropian mbi mbrojtjen e fëmijëve ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, i cili i detyron të gjitha Shtetet Evropiane të marrin masa serioze në kuadër të kësaj çështjeje.
Të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit me thirrje ndërgjegjësuese kundrejt këtij fenomeni gjithmonë e në rritje.
Rreziqet e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual si dhe mjetet për mbrojtjen e vetes u prezantuan nga specialistë të fushës pranë Drejorisë së Shërbimit Social. Nxënësit u inkurajuan për të raportuar çdo rast dhune dhe abuzimi të çfarëdo lloj forme nën moton “Mos Hesht”