Në kuadër të ditës së Europës (data 9 maj), në ambientet e sallës së Këshillit te Bashkisë Pogradec, u organizua takimi me klasën e gjashtë të shkollës 9-vjecare “Kozma Basho” për të t’u prezantuar me një informacion të përgjithshëm mbi Bashkimin e Europian, qëllimin, shtetet themeluese dhe organet vendimmarrëse . Gjatë takimit, nxënësit mësuan rreth krijimit të BE përmes një materiali të shkurtër filmik të animuar për fëmijë. Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e Njësisë së Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj si dhe rolin e saj në Bashki.