Me mbështetjen e projektit "Bashkitë për në Evropë",financim i Bashkimit Evropian,Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me të rinjtë e Këshillit Rinor Pogradec, vijnë me filmin e rradhës me metrazh të shkurtër "HOW IT FEELS".Frymëzuar nga histori të vërteta prej bashkëmoshatarëve të tyre,të rinjtë u japin zë ndjesive të brendshme sesi bullizmi ndihet...
Filmi u shfaq për tre ditë me rradhë në sallën e Kinemasë në Qendrën Kulturore ''Lasgush Poradeci'' ku pati një interes dhe pjesëmarrje të madhe të të rinjve.