Tashmë ju mund të aksesoni Wi-Fi falas në disa pika të qytetit:
- Sheshi tek Odeoni,
- Sheshi para bibliotekës së qytetit ‘’Mitrush Kuteli’’
- Rruga‘’Europa’’
Së fundmi, Bashkia Pogradec është përzgjedhur si përfituese e një prej bashkive në Ballkanin Perëndimor për nismën WiFi4WB.Kjo nisëm është pjesë e projektit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian,Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ.
WiFi4WB ka si qëllim ofrimin e rrjeteve publike Wi-Fi falas në bashkitë e Ballkanit Perëndimor.
Kjo nismë ofron akses të besueshëm në internet, duke përmirësuar në këtë mënyrë komunikimin për qytetarët dhe vizitorët.Ai gjithashtu mbështet qëllimin më të gjerë për përshpejtimin e tranzicionit dixhital dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm dixhital të BE-së.
Ky projekt krijon mundësi të barabarta për qytetarët për akses në teknologji dhe informacion.



