Në përmbyllje të Javës Evropiane, Njësia e Integrimit në Bashkinë Pogradec organizoi një aktivitet të përbashkët me Bashkinë Korçë dhe Bashkinë Kolonjë. Këtë vit, Java Evropiane i dedikohet diversitetit, përfshirjes dhe të drejtave të njeriut si një ndër çështjet me rëndësi për t’u vënë në fokusin e gjithëkujt.Si një ngjarje e rëndësishme që organizohet çdo vit për të festuar bashkëpunimin dhe respektin e kombeve të Bashkimit Evropian, rritja e përfshirjes sociale, eliminimi i paragjykimeve dhe promovimi i diversitetit në shoqërinë tonë, janë ndër objektivat kryesore që duhet të arrihen në çdo komunitet me qëllim respektimin e vlerave dhe veçorive të gjithësecilit.
Të rinjtë shpalosën konceptet e tyre lidhur me tematikën e këtij viti me qëllim harmonizimin e aktiviteteve të tre Bashkive dhe dhënien e mesazheve sensibilizuese për përfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut.
Falenderim për përkushtimin në aktivitet të nxënësve të shkollës ‘’Koli Gusho ’’Qendra Speciale Ditore" Pogradec, "Sevasti Qirjazi’’ Korçë, ‘’Papa Kristo Negovani’’ Kolonjë.
Aktiviteti u mbështet nga Projekti ‘’Bashkitë për në Evropë’’ financim i Bashkimit Evropian.