
Në kuadër të "Javës Europiane", Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Nehemia Gateway University, Qendrën Multifunksionale "Lasgush Poradeci", Zyrën Vendore Arsimore dhe Këshillin Rinor, organizuan aktivitin me fokus kryesor: Njohja me rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Në këtë aktivitet të rinjtë dhanë mesazhe të paqes dhe solidaritetit mes shteteve si elemente kyç në rrugën e antarësimit në BE. Aktiviteti zhvillua në Sheshin "100 hapa drejt Europës" ku u realizua ceremonia e ngritjes së flamujve të BE dhe vendosja e një instalacioni i cili do jetë simbol i flamurit të BE në qytetin tonë. Nuk mungoi edhe panairi i librit me autorë europiane.
#javaeuropiane
#bashkiapogradec