Në kuadër të kalendarit evropian,”Javës Evropiane të Qyteteve dhe Rajoneve”,Njësia e Integrimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit,Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkine Pogradec organizuan një aktivitet me fokus Ekonominë Blu.
Aktiviteti u realizua me të rinjtë e gjimnazit ”Gjergj Pekmezi”të cilët u njohën me konceptin e Ekonomisë Blu si një strategji afatgjatë që synon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike përmes sektorëve dhe aktiviteteve të lidhura me oqeanet, detet, liqenet dhe lumenjtë,duke patur në fokus ruajtjen e biodiversitetit të ujrave.
Me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë”ata u shoqëruan në ambjentet e qendrës së rritjes së rasatit të peshkut në fshatin Lin,investim i Bankës Botërore. Ndërtimi i kësaj qendre të shumimit të peshkut është një aset i qytetit të Pogradecit pasi aty merr jetë ai që identifikon Liqenin e Ohrit,peshku i koranit.Në thelb kjo qendër është promotor i Ekonomisë Blu pasi është pjesë e një zinxhiri të rëndësishëm si shtimi i peshkut,rritja ekonomike,zhvillimi i turizmit.
Nxënesit u njohën në terren me mjediset e kësaj qendre,procesin e shumimit,ruajtjen e ekosistemit të liqenit,akuakulturën dhe rëndësinë e zhvillimit të këtyre specialiteteve që të rinjtë i njohin pak ose aspak.Ky aktivitet përkon dhe me muajin në të cilin hidhet në liqen rasati i peshkut,ku çdo vit hidhen 1.5 deri 2 milion rasate.