Takimi i dytë koordinues në kuadër të projektit strategjik ‘’CIRCLE’’ – Circular Economy Park, organizuar nga Drejtoria e Integrimit Evropian.
Më 8 qershor 2026, në ambientet e Bashkisë Pogradec u zhvillua takimi i dytë i projektit “CIRCLE – Circular Economy Park”, financuar nga Programi Ndërkufitar Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027.
Takimi mblodhi përfaqësues të partnerëve të projektit nga Shqipëria dhe Greqia, përfshirë DIADYMA S.A. (Partneri Drejtues i Projektit), Agjencinë Helenike të Riciklimit (Hellenic Recycling Agency), Bashkinë Fier dhe Bashkinë Pogradec, si dhe përfaqësues të Sekretariatit të Përbashkët të Programit dhe SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës)
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit, aktivitetet e realizuara dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e tij. Bashkia Pogradec prezantoi progresin e arritur dhe angazhimin për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në bashkëpunim me partnerët.
Në kuadër të projektit CIRCLE, Bashkia Pogradec do të përfitojë një makineri amfibe për pastrimin e liqenit nga algat si dhe nje makineri ndihmëse në funksion të saj të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ujit të Liqenit të Ohrit, menaxhimin më efikas të mbetjeve ujore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projekti synon të promovojë ekonominë qarkulluese, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.




