Të rinjtë e Këshillit Rinor Pogradec dhe anëtarë të Redaksisë së Gazetës Rinore "Letër e Hapur" vizituan ambientet e Qendrës së Fizioterapisë, e financuar nga UNDP dhe Bashkia Pogradec. Të rinjtë u njohën me shërbimet falas që ofron Qendra për qytetarët e Pogradecit dhe u zotuan për të ofruar ndihmën e tyre vullnetare mbi vizibilitetin e saj në gazetë dhe aktivitetet e ardhshme të KRP.
Qendra është e pajisur me infrastrukturën e nevojshme duke u ardhur në ndihmë qytetarëve pogradecarë, që kanë probleme shëndetësore fizike. Qendra ka staf të kualifikuar dhe të përkushtuar në shërbimet që ofrohen,të cilat janë pa pagesë.
#undp
#BashkiaPogradec
#krp
#shërbimefalas