Thirrja e parë për projekt-propozime rinore
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka shpallur thirrjen e parë për financimin e projekteve që do të propozohen nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore me impakt te të rinjtë, si edhe projekt-propozimet që do vijnë nga të gjitha Organizatat Rinore dhe/ose për të Rinjtë të regjistruara zyrtarisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Shqipërisë, me fokus rininë, referuar këtyre prioriteteve:
• Inovacioni dhe Sipërmarrja
• Vendimarrja dhe gjithpërfshirja:
• Edukimi jo-formal
• Përfshirja Sociale
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) krijuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 75/ 2019 “Për rininë”, VKM nr. 681, datë 02.09.2020 “Për mënyrën e krijimit, të organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë” duke u bazuar në VKM nr. 1141 datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, që përfitojnë financim nga fondet grant nga buxheti i shtetit të dedikuar për rininë”, financon projektet e propozuara nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore si edhe projektet e propozuara nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë, me synimin e rritjes së impaktit te të rinjtë.
Projekt-propozimet e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet t’i përmbahen ndërtimit apo rikonstruksionit të objekteve publike dhe të infrastrukturës rinore (të destinuara apo të vëna në dispozicion për ushtrimin e aktiviteteve dhe veprimtarive rinore), me një total granti prej 19.200.000lekë, ndërsa totali i grantit për mbështetjen e organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë në këtë thirrje është 28.800.000 lekë.
Afati i fundit për paraqitjen e projektpropozimeve do të jetë dita e Enjte, datë 12.08.2021, ora 16:30.
Dokumentin e plotë të thirrjes mund ta gjeni në linkun më poshtë:
http://rinia.gov.al/thirrjet/