Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec në kuadër të “Programit të Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale”, me financim nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare, organizuan diskutimin me Publikun të Projektit: "Ndërtimi i Rrugës Pogradec-Doganë, Lot i dytë (segmenti Drilon-Tushemisht Baypass)".
Pjesë e takimit ishin grupet e interesit, përfaqësues lokalë, banorë, biznese etj.
U prezantua nga konsulenca/projektuesi Raporti Teknik dhe Raporti Paraprak mbi Ndikimin në Mjedis dhe Social (VNMS) të këtij Projekti si edhe u dëgjuan kërkesat e të pranishmëve. Loti i dytë i këtij segmenti rrugor nis aty ku mbaron loti i parë, vazhdon drejt fshatit Guras dhe më pas kalon përmes kodrës mbi Tushemisht për të përfunduar në doganë. Me përfundimin e proçedurës së prokurimit dhe shpalljes së kompanisë fituese do të nisë zbatimi i projektit. Ky aks rrugor por edhe investimi i "Parkut Ujor Drilon-Tushemisht" zona do të marrë një shtytje tjetër të fortë në zhvillimin e turizmit dhe ofrimin e shërbimeve të duhura për vizitorët dhe pushuesit.