NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE
Bashkia Pogradec fton qytetarët, organizatat e interesit dhe grupet e tjera të interesuara të marrin pjesë në dëgjesën publike për prezantimin e projektit:
“Rehabilitimi i Qendrës Kulturore ‘Lasgush Poradeci’”
Data: E enjte, 18 Qershor
Ora: 11:00
Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak Pogradec
Gjatë kësaj dëgjese do të prezantohet projekti i rehabilitimit të Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, si dhe do të mblidhen mendime, sugjerime dhe komente për këtë investim të rëndësishëm për jetën kulturore të qytetit.
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe kulturore të Pogradecit.
Mirë se të vini!



