Njoftim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec në kuadër të Programit të Zhvillimit Rajonal të Integruar (IRDP), BMZ No.: 201867175, me financim nga KfW, organizojnë Diskutimin me Publikun të Projektit të Zhvillimit Rajonal të Integruar në qytetin e Pogradecit.
Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e mërkurë më datë 19/11/2025 ora 11:30, pranë Bashkisë Pogradec.
Gjatë takimit do të prezantohen:
• Projekt ideja;
• Analiza e komponentëve të projektit.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin e projektit paraprak të zhvillimi të shëtitores pranë liqenit si edhe dhe të të gjithë masave zhvillimore për qytetin e Pogradec duke analizuar dhe impaktin të këtij Projekti.
Faleminderit për bashkëpunimin,
| Dokumenti | Shkarko |
| Njoftim Per Konsultim |



