Vijuam dëgjesat dhe diskutimet me qytetarë mbi projektbuxjetin 2025 të bashkisë. Krahas disa investimeve të rëndësishme që presim të fillojnë, mblodhëm edhe kërkesat e banorëve mbi ndërhyrjet të cilat ata i shohin si prioritare. Krahas lagjeve muzeale, do të vijojmë me fasadat e pallateve në qytet, si dhe projekte më të vogla infrastrukturore të cilat kanë nevojë për ndërhyrjen e bashkisë. Sigurisht pa lënë pa vëmendje të shtuar edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve bazike si pastrim, ndriçim, apo gjelbërim. Kërkesat e ngritura, sipas rëndësisë do të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm.