Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec, në kuadër të Programit të Zhvillimit të Integruar Rajonal (IRDP), BMZ No.: 201867175, me financim nga KfW, organizojnë Konsultimin me Publikun, për prezantimin e Projektit të Zhvillimit të Integruar Rajonal në qytetin e Pogradecit.
Ju ftojmë të merrni pjesë ditën e martë, më 30 qershor 2026, në orën 11:30, pranë ambienteve të Bashkisë Pogradec.
Takimin “Konsultim me Publikun”, drejtuar autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e martë, më datë 30/06/2026 ora 11:30, pranë Bashkisë Pogradec.
Gjatë takimit do të prezantohen:
- Projekti i zbatimit;
- Analiza e komponentëve të projektit.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin e projektit të zbatimit, të zhvillimit të shëtitores pranë liqenit, si edhe të të gjithë masave zhvillimore për qytetin e Pogradecit, duke analizuar dhe impaktin e këtij projekti.
Faleminderit për bashkëpunimin,



