
Me rastin e festave të fundvitit Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe me EIPASS(European Informatics Passport), përfaqesues ekskluziv për Shqiperinë dhe Ballkanin, për certifikimet informatike te njohura ndërkombetarisht, mundësuan ndarjen e pakove ushqimore per 30 familje në nevojë të qytetit te Pogradecit si edhe mjete shkollore e higjeno-sanitare për Qendrën Komunitare Pogradec.