Kënaqësi të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Indisë në Tiranë, z. Ravindra Prasad Jaiswal.
Gjatë këtij takimi e njoha ambasadorin me potencialet që ofron Pogradeci në turizëm, trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, si edhe me destinacionet e shumta turistike të zonës sonë.
Shprehëm gatishmërinë që bashkëpunimi mes Bashkisë së Pogradecit dhe Ambasadës së Indisë të zgjerohet në fusha të rëndësishme si turizmi, rinia, teknologjia, por edhe në sektorin e biznesit dhe investimeve.
Ambasadori u shpreh i surprizuar nga potenciali i Pogradecit dhe siguroi mbështetjen e tij për promovimin e qytetit tonë dhe të Shqipërisë si një destinacion turistik gjithnjë e më tërheqës.
Ai theksoi se vetëm këtë vit pritet që rreth 35 mijë turistë nga India të vizitojnë Shqipërinë, një numër që pritet të rritet në të ardhmen më shumë në të ardhmen.
Diskutuam gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit me industrinë e filmit indian (Bollywood) për realizimin e xhirimeve të filmave në Pogradec, pasi një interes i tillë është shfaqur nga regjisorë të ndryshëm.
Bashkëpunimi ynë i parë konkret do të finalizohet këtë verë me organizimin e një "Nate Kulturore Indiane" në qytetin e Pogradecit.
Shperndaje



