Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir XHAKOLLI mirëpriti sot Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. TAKADA Mitsuyuku.
Takimi konsistoi kryesisht në njohjen e Shkëlqesisë së Tij me Vizionin dhe Strategjinë e Zhvillimit të Bashkisë Pogradec, si edhe bashkëndarjen e hapësirave bashkëpunuese në sektorë të tillë si mjekësia, turizmi dhe mjedisi. Nga ana e Shkëlqesisë së Tij, u shpreh vlerësim mbi implementimin e projekteve të ndryshme të Bashkisë Pogradec dhe gjithashtu u shpreh interes në çështje të tilla si qasja miqësore ndaj mjedisit dhe mbrojtja e florës dhe faunës së Liqenit. Më herët z. TAKADA zhvilloi një vizitë edhe pranë Spitalit Bashkiak të Pogradecit ku i prit nga Dr. Erion Thëngjilli, ai pa nga afër funksionimin e ekografisë së re që i është dhuruar spitalit nga Ambasada Japoneze.