Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli priti një një takim Delegacionin e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD), kryesuar nga Përfaqësuesja Rezidente e PNUD-it në Tiranë, Znj. Monica Merino.
Z. Xhakolli, në fjalën e Tij, prezantoi Vizionin, Objektivat dhe Qëllimet e Bashkisë Pogradec. Ai e vlerësoi pro-komunitar kontributin e PNUD-it në Pogradec. Gjatë Takimit u diskutua mbi bashkëpunimet e suksesshme të deritanishme mes PNUD-it dhe Bashkisë kryesisht në fushën e Shërbimit Social në komunitet, si edhe u theksua ndërveprimi në vijimësi në fushën e Turizmit dhe në fushën e Mjedisit. Në fjalën e tyre, N/Kryetarët e Bashkisë Pogradec specifikuan fushat përkatëse të implementimit të projekteve të ndryshme financuar nga PNUD-i. “One Stop Shop”, një shërbim, i cili së shpejti do të aplikohet edhe në njësitë administrative, si edhe “Qendra Komunitare”, u veçuan si dy prej iniciativave me impakt pozitiv dhe dobiprurës në komunitet.
Znj. Merino në fjalën e Saj e konsideroi një model suksesi bashkëpunimin me Bashkinë Pogradec duke theksuar se shërbimet e ndryshme ofrohen në përputhje me nevojat e komunitetit. Në lidhje me zhvillimin e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Znj. Merino sugjeroi Ndërveprimet Rajonale dhe Ndërkombëtare si perspektiva për promovimin, zhvillimin, ruajtjen dhe konservimin e vlerave që harmonizon Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Ohrit dhe peisazhi ndërkufitar.