
Bashkia Pogradec mori pjesë në një vizitë studimore në Lubjanë dhe Bohinj, ku u shkëmbyen njohuri dhe praktika mbi Turizmin dhe Organizimin e Menaxhimit të Destinacioneve (DMO).
Modeli Slloven nxjerr në pah rëndësinë e:
Përfshirjes së komuniteteve lokale, qytetarëve dhe bizneseve në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm;
Zbatimit të standardeve të qëndrueshme përmes certifikimit kombëtar dhe njohjes ndërkombëtare;
Shfrytëzimit të potencialeve të Pogradecit për t’u bërë një model i turizmit të gjelbër dhe të qëndrueshëm në të ardhmen.
Bashkia Pogradec mbetet e angazhuar në ndërtimin e një vizioni afatgjatë për zhvillimin turistik, duke vënë në qendër mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen aktive të komunitetit.