Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli ndoqi sot nga afër punimet që po zhvillohen ngaDRTK Korçë,
nën drejtimin e profesorit dhe arkeologut Agron Islami për rehabilitimin dhe zbulimin e një tjetër pjese të Bazilikës së Linit. Puna po ecën sipas parashikimeve dhe Narteksi shumë shpejt do të marrë pamjen e dikurshme.
Bashkë me Drejtorin e DRTK Korçë Gjergji Koki u zhvilluan diskutime edhe për investime të tjera në vazhdim, jovetëm në Bazilikë por edhe zonën përreth, me qëllim kurjimin e infrastrukturës së nevojshme për vizitorët dhe turistët.