
Mirëprita në Pogradec i, në një takim miqësor e frytdhënës.
Biseduam për forcimin e marrëdhënieve kulturore mes dy qyteteve dhe për bashkëpunimin në projekte të financuara nga BE , me synimin e qartë për të hapur horizonte të reja zhvillimi për të dyja qytetet.
U dakordësuam për nënshkrimin të një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për evente të përbashkëta rinore, sportive, e kulturore.
Një vëmendje të veçantë i kushtuam bashkëpunimit me agjensitë turistike greke për të sjellë sa më shumë vizitorë në Pogradec, duke vijuar modelin e suksesshëm të disa agjensive që prej dy vitesh sjellin mijëra turistë gjermanë në qytetin tonë.
Me këtë angazhim të përbashkët, jemi të vendosur ta kthejmë vizionin në realitet, duke e bërë Pogradecin një destinacion edhe më tërheqës pë turistët.