Me Zëvendësministrin e Infrastruktrës dhe Energjisë z.Ami Kozeli, Kryetarin e Bashkisë Pogradec z.Ilir Xhakolli dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve z.Klevis Jahaj, zhvilluam një dëgjesë me sipërmarrësit e subjekteve që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit në qytetin e Pogradecit, lidhur me zbatimin e Aktit Normativ për përmirësimin e infrastrukturës së trajtimit të ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse.
Problemet që ngritën sipërmarrësit do të jenë objekt i vlerësimit nga institucionet përgjegjëse.