
Inagurohet rruga Qukës-Qafë Plloçë, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e Mokrës dhe juglindjes
Një hap i madh për zhvillimin e krahinës së Mokrës dhe gjithë juglindjes, me inagurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, një projekt strategjik i pritur me shumë entuziazëm nga banorët dhe autoritetet lokale. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, morën pjesë në këtë moment historik, që lidh më ngushtë Tiranën me juglindjen, duke shkurtrar kohën dhe distancën e udhëtimit. Ky investim, i cili sjell mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lëvizjen e banorëve të zonës, do të rrisë gjithashtu cilësinë e jetës dhe do të hapë mundësi të reja për të ardhmen e Mokrës dhe rajonit.
status i kryetarit:
???? Sot u bë një hap i madh për zhvillimin e krahinës së Mokrës dhe gjithë juglindjes. Inagurimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku. Kjo rrugë e cila është një vepër strategjike dhe që sjell më afër Tiranën me juglindjen, shkurton ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit. ????Ky investim i shumëpritur hap një mundësi të re për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lëvizjen e banorëve të Mokrës e më gjerë. Një rrugë që lidh njerëzit, rrit shpresën dhe sjell më shumë gjallëri në zonën tonë. ✅️Mokra tashmë ka një arterie të re që e lidh me të ardhmen! Ta gëzojmë rrugën e re!