Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli ka pritur në një takim homologun e tij grek z. Manolis Karras, Kryetar i Bashkisë Nea Propontida Halkidhiki. Takimi erdhi rishtazi pas një vizite që stafi i kësaj bashkie zhvilloi në Pogradec.
Z. Karras u shpreh i suprizuar nga ajo çfarë kishte parë në qytet, liqeni, natyra, ajri, mikpritja, banorët, investimet etj. Dy kryebashkiakët në diskutimin e tyre e vendosën theksin tek turizimi dhe promovimi i dy qyteteve respektive për përthithjen e sa më shumë turistëve e vizitorëve të huaj. Ky takim ishte vetëm hapi parë i vendosjes të një bashkëpunimi i cili në të ardhmen do të sjellë shkëmbime e aktivitete të përbashkëta kulturore dhe turistike mes dy bashkive.